Mali i Zi tronditet nga një vrasje e trefishtë, viktimat dhe i dyshuari shokë mes vete nga Rozhaja

by Nexhat

Një vrasje e trefishte ka tronditur sot Malin e Zi. Sipas raportimeve të “Vijesti”, ngjarja ka ndodhur tek lagjja që njihet si “Aeroporti i Vjetër” në Podgoricë, ku janë gjetur tre viktima,

Siç raporton “Vijesti” nga burimet brenda Policisë, në mesin e të vrarëve janë dy vëllezër nga Rozhaja, Denis Hot 28 vjeç dhe Nezrin Hot 27 vjeç.

banner

 Policia është në kërkim të Vehid Murić nga Rozhaja, i cili dyshohet se ka kryer një vrasje të trefishtë.

Krimi dyshohet se ka ndodhur gjatë natës në një banesë me qira.

 Sipas policisë, i dyshuari nga Rozhaja vrau tre shokët e tij, me të cilët ishte në Podgoricë duke punuar në një kantier ndërtimi.

“Dyshohet se këtij akti kriminal i kanë paraprirë mosmarrëveshje personale midis personave të privuar nga jeta dhe të dyshuarit. Të gjithë personat janë me origjinë nga Rozhaja”, ka njoftuar Policia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy