Në një postim tjetër në Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump tha se “udhëheqësit” iranianë së shpejti do të jenë në negociata me “përfaqësuesit” e tij – me sa duket nënpresidentin, JD Vance, të dërguarin special Steve Witkoff dhe dhëndrin e presidentit Jared Kushner.
Duke bashkangjitur postimin e tij me lajme të paverifikuara që pretendojnë se Irani po planifikon të varë tetë gra, Trump tha: “Do ta vlerësoja shumë lirimin e këtyre grave. Jam i sigurt se do ta respektojnë faktin që e bëtë këtë. Ju lutem, mos u bëni asnjë dëm! Do të ishte një fillim i shkëlqyer për negociatat tona!!!”.
Zyrtarët iranianë nuk e kanë konfirmuar publikisht se një delegacion do të marrë pjesë në një raund të ri bisedimesh për paqe, megjithëse Associated Press raporton se JD Vance dhe kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher, do të mbërrijnë në Islamabad nesër në mëngjes për të udhëhequr ekipet e tyre në negociata.
Më parë, Ghalibaf tha se Teherani po përgatit “karta të reja në fushën e betejës” nëse lufta me SHBA-në rifillon pasi armëpushimi të skadojë nesër. Trump ka shprehur ngurrimin e tij për ta zgjatur atë.

