Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se i është nënshtruar trajtimit për kancer të prostatës, duke e mbajtur këtë informacion të pa bërë publik për disa muaj.
Netanyahu, 76 vjeç, tha se publikimin e raportin e të tij vjetor mjekësor e kishte shtyrë me dy muaj, në mënyrë që të mos shfrytëzohej për propagandë nga Irani.
Zyra e Kryeministrit publikoi gjithashtu dy letra nga mjekët e tij për të shoqëruar zbulimin në mediat sociale.
“Ky është një zbulim i hershëm i lezioneve shumë të vogla, pa metastaza, siç e konfirmuan të gjitha testet e tjera pa asnjë dyshim”, thuhej në një letër.

