FC Drita ka vazhduar serinë pozitive, duke marrë një tjetër fitore të rëndësishme dhe duke i shkaktuar telashetë mëdha KF Llapi në luftën për mbijetesë.
Skuadra nga Gjilani triumfoi me rezultat të pastër 3-0, në një ndeshje që e kontrolloi në të gjitha aspektet.
Goli i parë erdhi në minutën e 21-të, kur Besnik Krasniqi realizoi një gol të bukur.
Në fillimin e pjesës së dytë, Abdoul Dante dyfishoi epërsinë në minutën e 47-të, duke i dhënë më shumë qetësi skuadrës vendase.
Ndërkohë, fitorja u vulos në minutën e 73-të nga Veton Tusha, pas një aksioni të shkëlqyer.
Me këtë triumf, Drita shkon në kuotën e 57 pikëve, ndërsa Llapi zbret në vendin e nëntë me 33 pikë, duke u futur edhe më shumë në zonën e rrezikut.

