Kurti e mbledh online Qeverinë, e “plotëson dhe ndryshon” vendimin për Komisionin e Jurisprudencës për të cilin i reaguan

by Nexhat

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike ku ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr.24/11, të datës 20 prill 2026, për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit.

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, së fundmi ka shprehur shqetësime lidhur me emërimet në Komisionin për Provimin e Jurisprudencës, duke iu drejtuar kryeparlamentares Albulena Haxhiu përmes ushtrueses së detyrës së shefes, Eva Palatova.

banner

Në letrën zyrtare, BE thekson se këto zhvillime ngrenë pikëpyetje për pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit të drejtësisë, si dhe për respektimin e parimeve të sundimit të ligjit.

Sipas BE-së, vendimi i Qeverisë për emërimin e anëtarëve të rinj në këtë komision nuk duhet të ndërpresë para kohe mandatin e anëtarëve aktualë, duke ngritur dilema për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e këtij veprimi.

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria po kërkonte një komision të ri për Provimin e Jurisprudencës, duke kërkuar që ajo të konsultohet me juristë që të mos lejohet Qeveria të ndërmarrë veprime kundërkushtetuese.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy