Përfaqësuesi i PDK-së kundërshton ndryshimin e afatit për tërheqjen e fletëvotimeve me postë: KQZ po rrezikon që votimi me postë të shpallet i pavlefshëm

by Nexhat

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka kundërshtuar ndryshimin e rregullores zgjedhore të KQZ-së për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës.

Sipas ndryshimit të propozuar nga KQZ, në rastet kur në disa shtete nuk punohet për shkak të festave zyrtare, pakot me fletëvotime të mund të tërhiqen në ditën tjetër të punës.

banner

Ky ndryshim është në kundërshtim me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

Sipas Gashit, afatet e parapara ligjore nuk mund të ndryshohen me rregullativë sekondare ligjore.

Ky ndryshim i propozuar bie ndesh drejtpërdrejt me nenin 96, të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe krijon hapësirë për anulimin e votimit me postë në rast të ndonjë ankese nga ndonjë palë në proces zgjedhore.

Sipas tij, ligji parasheh që mbrëmja e ditës së shtunë, një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, është afati i fundit për tërheqjen e fletëvotimeve nga votimi përms postës në kutinë postare jashtë Kosovës dhe ndryshimi i propozuar është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me këtë afat ligjor, pasi lejon që edhe pas përfundimit të zgjedhjeve të vazhdohet me tërheqjen e fletëvotimeve.

Gashi ka thënë se ky ndryshim mund të rrezikojë ligjshmërinë e votimit me postë, duke lënë të kuptohet se ato mund të shpallen të pavlefshme në rast ankesash nga palët.

Pavarësisht këtij kundërshtimi, KQZ miratoi ndryshimin e rregullores zgjedhore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy