Trajnimi për kërkim-shpëtim malor, FSK forcon reagimin ndaj emergjencave

by Nexhat

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Nacionale të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim ka përfunduar me sukses Trajnimin Bazik të Kërkim-Shpëtimit Malor.

Gjatë këtij trajnimi, siç thuhet në Facebook, pjesëmarrësit kanë përfituar njohuri dhe aftësi të specializuara për operacione në terrene malore, transmeton Klankosova.tv.

banner

Programi, sipas FSK-së, ka përfshirë orientimin në terren, teknikat bazike të alpinizmit, përdorimin e pajisjeve teknike, menaxhimin e situatave emergjente, operacionet e kërkim-shpëtimit në kushte të vështira, si dhe ofrimin e ndihmës së parë në ambiente malore.

“Trajnimi u zhvillua në përputhje me standardet profesionale dhe synon rritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së për reagim efikas në operacione kërkim-shpëtimi dhe emergjenca në mjedise malore në Mbështetje Ushtarake Autoriteteve Civile”, shkruan FSK.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy