Mourinho e ‘harron’ rikthimin te Real Madrid, e ‘dëshiron’ Premier Ligën

by Nexhat

Trajneri portugez Jose Mourinho, mund të jetë shumë pranë një rikthimi në futbollin anglez, me raportimet që e lidhin atë me një kalim të mundshëm në Premier League.

Sipas mediumit GOAL, Newcastle United po shqyrton seriozisht mundësinë për të emëruar menaxher Mourinhon, duke besuar se eksperienca dhe mentaliteti i tij fitues mund ta ndihmojnë klubin të luftojë për trofe në sezonet e ardhshme,

banner

Mourinho, transmeton klankosova.tv, si një nga trajnerët më të suksesshëm në futbollin evropian, ka një karrierë të pasur me tituj të shumtë në Angli dhe Itali, si dhe dy trofe të Champions League.

Ai njihet për aftësitë e tij të forta menaxheriale dhe për mënyrën se si arrin të ndërtojë skuadra konkurruese dhe me mentalitet fitues.

Ndërkohë, mediat spanjolle raportojnë gjithashtu se portugezi është një nga kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Real Madridit, duke e bërë edhe më interesante të ardhmen e tij në muajt në vijim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy