Bashkimi Europian thotë se është “e përgatitur për çdo skenar” pasi Donald Trump kërcënoi të rrisë tarifat për veturat nga 15% në 25%.
Ursula von der Leyen theksoi se ekziston një marrëveshje mes BE-së dhe SHBA-së që duhet të respektohet, duke paralajmëruar se çdo shkelje do të sjellë reagim nga Brukseli.
Ajo tha se SHBA nuk mund të veprojë në mënyrë të njëanshme dhe kërkoi respektimin e kufirit prej 15% për tarifat, duke shtuar se BE po përgatit edhe masa kundërpërgjigjeje nëse është e nevojshme.
Ndërkohë, BE dhe SHBA po vazhdojnë negociatat diplomatike për të sqaruar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve tregtare.

