Arteta e paralajmëron Simeonen: Në fushë si bisha

by Nexhat

Atmosfera para ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Champions League mes Arsenalit dhe Atlético Madridit është ndezur edhe më shumë pas deklaratave të Mikel Artetës.

Trajneri i Arsenalit ka folur me tone shumë të forta në prag të sfidës vendimtare në “Emirates”, duke e kërkuar maksimumin nga skuadra e tij në një ndeshje ku një vend në finale është në lojë,

banner

“Në fushë duhet të jemi si ‘kafshë’”, është mesazhi i fortë i Artetës, i cili e ka paralajmëruar një Arsenal agresiv, intensiv dhe pa frikë përballë stilit të njohur të Atletico Madridit.

Deklarata e tij vjen në një moment kur tensioni mes dy skuadrave është rritur ndjeshëm, pas një ndeshjeje të parë të luftuar fort dhe me shumë polemika, ku gjithçka mbetet e hapur për kualifikim.

Nga ana tjetër, skuadra e Diego Simeones mbetet besnike filozofisë së saj të njohur: disiplinë, organizim dhe kundërsulme të shpejta.

Argjentinasi e ka ndërtuar një Atletico që di të vuajë, por edhe të godasë në momentin e duhur.

Arteta, megjithatë, nuk dëshiron llogari apo frikë: ai e kërkon një Arsenal dominues, me intensitet maksimal që nga minuta e parë, duke e kthyer stadiumin “Emirates” në një armë shtesë për kualifikimin në finale.

Në këtë duel të madh, ku detajet mund të vendosin gjithçka, fjalët e trajnerit spanjoll tregojnë qartë: Arsenali nuk do të luajë për të menaxhuar – por për të sulmuar deri në fund. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy