Flick bën ndërmjetësin, tekniku i Barcelonës provon të mbajë në skuadër Lewandovski-n

by Nexhat

Në kampin e Barcelonës, vëmendja është përqendruar te e ardhmja e një prej emrave më të mëdhenj të skuadrës: Robert Lewandowski. Zërat për një largim të mundshëm janë bërë gjithnjë e më të shpeshtë, duke shtuar pikëpyetjet mbi vazhdimësinë e sulmuesit polak në “Camp Nou”, me “bigët”  italianë Milan dhe Juventus, të cilët janë në dritare për të mësuar më shumë mbi raportin e polakut dhe drejtuesëve katalanas.

Megjithatë, trajneri Hansi Flick mban një qëndrim të qartë: për të, Lewandowski mbetet titullari kryesor në repartin ofensiv. Në deklaratat e fundit, tekniku gjerman ka konfirmuar se ka pasur komunikim me lojtarin për të ardhmen, por pa zbuluar detaje konkrete, duke lënë të hapur çdo skenar.

banner

Në një sezon me ulje-ngritje dhe në një moment delikat për klubin katalanas, përvoja dhe instinkti i golit i Lewandowskit vazhdojnë të jenë një garanci e rëndësishme. Edhe pse konkurrenca në sulm është rritur dhe roli i tij nuk është më aq i padiskutueshëm si më parë, ai mbetet një pikë referimi për skuadrën.

Ndërkohë, drejtuesit e Barcelonës janë të angazhuar në një proces riorganizimi, që mund të ndikojë edhe në vendimet për të ardhmen e lojtarëve kryesorë. Por deri në një vendim përfundimtar, një gjë është e sigurt: Lewandowski mbetet në qendër të projektit të Flick, të paktën për momentin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy