Luftë gjigantësh për Anthony Gordon – Bayern në pole, Barça futet në garë!

by Nexhat

Anthony Gordon është kthyer në një nga emrat më të nxehtë të merkatos europiane, me Bayern Munich dhe Barcelonën që po përplasen për firmën e sulmuesit të Newcastle United.

Sipas raportimeve, Bayern është aktualisht në avantazh dhe i ka ofruar lojtarit një kontratë 5-vjeçare, ndërsa klubi gjerman synon të ulë çmimin nga rreth 75 milionë paund që kërkon Newcastle.

banner

Nga ana tjetër, Barcelona ka hyrë gjithashtu në garë dhe ka zhvilluar kontakte me përfaqësuesit e lojtarit, por situata financiare e klubit mund ta bëjë të vështirë finalizimin e marrëveshjes.

Gordon ka pasur një sezon shumë të fortë, sidomos në Champions League, ku ka shënuar 10 gola dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha europiane.

Kjo formë e ka çuar vlerën e tij në nivele të larta, ndërsa Newcastle synon të përfitojë maksimalisht nga shitja, duke pasur edhe një përqindje për t’i paguar Evertonit nga transferimi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy