Szczesny e këshillon Lewan: Mos shko te Juventusi, do të vijnë oferta më të mira

by Nexhat

Wojciech Szczesny ka folur për të ardhmen e bashkëkombësit të tij Robert Lewandowski, i cili është i lidhur me një kalim të mundshëm te Juventusi, ndërsa kontrata e tij me Barcelonën po i afrohet fundit.

Sulmuesi polak ende nuk e ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, ndërsa në Itali vazhdojnë zërat për interesim nga Juventus dhe klube të tjera të mëdha.

banner

Por, ish-portieri i Juventusit dhe aktualisht i Barcelonës, Szczesny, e ka dhënë një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe paksa ironike gjatë një interviste për “Eleven Sports Polonia”,

“Juve? Jo, nëse do t’ia jepja një këshillë bazuar në përvojën time, do t’i thosha më mirë të tërhiqej, sepse më pas do t’i vinin oferta më të mira”, u shpreh ai.

Deklarata e tij vjen si një batutë e lidhur me përvojën personale, pasi vetë Szczesny kishte menduar të tërhiqej nga futbolli pas largimit nga Juventusi, por më pas e ndryshoi vendimin dhe u bashkua me Barcelonën, ku vazhdon të luajë në nivele të larta.

Portieri polak ka theksuar më herët se vendimi i tij për ta vazhduar karrierën nuk ishte i motivuar nga aspekti financiar, por nga dëshira për sfida të reja dhe për të luajtur në një klub elitar si Barcelona.

Në të njëjtën kohë, Lewandowski mbetet në qendër të spekulimeve të tregut të futbollit, ndërsa e ardhmja e tij pritet të vendoset në muajt e ardhshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy