Ousmane Dembélé është bërë protagonist jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, menjëherë pas kualifikimit të Paris Saint-Germainit në finalen e Champions League.
Pak minuta pas fishkëllimës së fundit në ndeshjen ndaj Bayern Munichut, sulmuesi francez e tërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale me një gjest simbolik të lidhur me një deklaratë të mëparshme të Gavit.
Mesfushori i Barcelonës, në një konferencë për shtyp para ndeshjes së Champions League kundër Borussia Dortmundit kishte reaguar ndaj kritikave për talentin e tij me fjalë të drejtpërdrejta,
“Shumë njerëz mendojnë se nuk di të luaj futboll… nuk e kanë as idenë më të vogël. Kjo është e vërteta, por është normale. Në fund është futboll dhe secili mendon çfarë të dojë.”
Pas kualifikimit të PSG-së në finale, Dembélé vendosi ta ripostojë pikërisht këtë video në rrjetet e tij sociale.
Një gjest që u interpretua si një përgjigje indirekte ndaj kritikëve të tij, pas arritjes në finalen e Budapestit.
Francezi nuk u ndal me kaq: pak më vonë publikoi edhe pamje nga festimet në dhomat e zhveshjes së PSG-së, së bashku me shokët e skuadrës.
Dembélé po e zhvillon një tjetër sezon të jashtëzakonshëm dhe ishte vendimtar në përballjen ndaj Bayernit, ku kontribuoi në mënyrë direkte në suksesin e ekipit gjatë dy ndeshjeve të gjysmëfinales.
Sot ai konsiderohet si një nga liderët teknikë të PSG-së dhe një nga figurat kryesore të skuadrës që synon ta mbrojë titullin e Championsit.

