Si çdo muaj, edhe këtë herë Premierliga ka shpallur trajnerin më të mirë të muajit, dhe për prillin fitues është Pep Guardiola.
Trajneri spanjoll po vazhdon betejën deri në fund të sezonit për të fituar titullin e 7-të me Manchester Cityn, duke treguar formë dhe strategji të shkëlqyer,
Guardiola arriti të triumfonte mes një liste të gjatë kandidatësh të njohur, duke lënë pas emra si Nuno Espirito Santo, Daniel Farke, Fabian Hurzeler, Andoni Iraola, Vitor Pereira dhe Arne Slot.
Ky çmim vjen si një vlerësim për menaxhimin e tij të ekipit, si dhe rezultatet e shkëlqyera që ka arritur në muajin prill.
Për Pep Guardiolën, kjo është hera e dytë që merr këtë çmim prestigjioz në këtë sezon, pasi ai kishte triumfuar më parë edhe në muajin shkurt.
Me këtë shpërblim, Guardiola konfirmon edhe një herë reputacionin e tij si një nga trajnerët më të suksesshëm dhe më të respektuar në Premier League, duke sjellë frymëzim jo vetëm për lojtarët, por edhe për tifozët e Manchester Cityt

