Pa gola në Podujevë mes Llapit e Dukagjinit, edhe Ferizaj e Malisheva ndahen në paqe

by Nexhat

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar ndeshjet e fundit të xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës.

Ferizaj i bëri konak Malishevës, derisa Llapi e priti Dukagjinin në Podujevë.

banner

Në “Zahir Pajaziti”, Llapi e Dukagjini u ndanë baras, pa gola.

Llapi dështoi të marrë një fitore të madhe, e cila do ta largonte nga pozita e barazhit.

Për Dukagjinin, kjo pikë është e madhe, pasi mbetet 2 pikë larg pozitës së barazhit, që mbahet nga Llapi.

Në anën tjetër, Ferizaj e Malisheva po ashtu barazuan, por me shifrat prej 1-1.

Ferizaj shënoi i pari në ndeshje, me anë të Richards në minuën e 38-të.

Në minutën e 45+8’, Malisheva mbeti me një lojtar më pak, pasi Robert Ndijgi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Në minutën e 63-të, megjithatë Malisheva barazoi rezultatin me golin e shënuar nga Assane Diatta.

Me këtë pikë, Malisheva pothuajse e siguron një vend në Evropë sezonin tjetër, teksa Ferizajt i prishen punët, në luftën për mbijetesë.

Pas rezultateve të xhiros së 33-të, kjo është tabela:

(E konfirmuar si kampione) Drita – 66 pikë

Ballkani – 55 pikë

Malisheva – 53 pikë

Prishtina – 45 pikë

Gjilani – 45 pikë

Drenica – 44 pikë

Dukagjini – 42 pikë

(Barazh) Llapi – 40 pikë

(Rënie në Ligën e Parë) Ferizaj – 35 pikë

(Rënie në Ligën e Parë) Prishtina e Re – 31 pikë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy