Dy talentët shqiptarë po shkëlqejnë në futbollin gjerman!
Performancat fantastike të Albian Hajdarit dhe Arijon Ibrahimoviqit në fundjavën e Bundesligës janë shpërblyer me një vend në formacionin e javës, duke konfirmuar formën e tyre të jashtëzakonshme dhe ndikimin që po japin te skuadrat respektive.
Mbrojtësi shqiptar, Albian Hajdari, ishte një nga lojtarët më të dalluar në fitoren minimale të Hoffenheimit ndaj Werder Bremenit me rezultat 1:0. Me një paraqitje solide në repartin defensiv dhe siguri gjatë gjithë ndeshjes, ai u vlerësua me notën e lartë 8.7, duke fituar vend meritor në ekipin më të mirë të javës në Bundesliga.
Nga ana tjetër, edhe Arijon Ibrahimoviq vazhdoi të shkëlqejë me fanellën e Heidenheimit. Mesfushori ofensiv realizoi një gol dhe dhuroi një asist në triumfin 3:1 ndaj Kolnit, performancë që i siguroi notën 8.5 dhe përfshirjen në formacionin ideal të javës, sipas faqes Sofa Score
Paraqitjet e dy futbollistëve shqiptarë po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në Gjermani, duke dëshmuar potencialin dhe cilësinë që ata posedojnë në një nga kampionatet më të forta në Evropë.


