Lamine Yamal feston titullin e La Ligës me flamur të Palestinës e me fanellë kundër Realit

by Nexhat

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, mund ta ketë humbur “El Clasicon” e fundit të sezonit për shkak të lëndimit, por ai nuk kishte ndërmend të mbetej në prapaskenë gjatë festimeve të titullit.

18-vjeçari, i konsideruar nga shumë si lojtari kyç në rrugëtimin drejt triumfit në La Liga, ishte një nga protagonistët edhe gjatë paradës me autobus të hapur të Barcelonës.

banner

Më herët gjatë ditës, Lamine Yamal kishte tërhequr vëmendje në rrjetet sociale duke postuar një video ku festonte golin e Ferran Torres në fitoren 2-0 ndaj Real Madridit, me mbishkrimin “talk is cheap” (“Fjalët kushtojnë pak”). Shumë e interpretuan këtë si një kundërpërgjigje ndaj një postimi të mëhershëm të Jude Bellinghamit.

Gjatë paradës nuk munguan flamujt e Barcelonës dhe “Senyera”, flamuri katalanas.

Megjithatë, në një moment të festimeve, që nisën nga “Camp Nou” drejt qendrës së qytetit dhe u rikthyen përsëri aty, Lamine Yamal ngriti edhe një flamur të Palestinës nga autobusi i ekipit

Në Spanjë ka pasur mbështetje të konsiderueshme për Palestinën gjatë vitit të fundit dhe gjesti i tij mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Përveç kësaj, Lamine Yamal bëri edhe një “thumbim” ndaj Real Madridit gjatë paradës.

Ai u pa i veshur me një fanellë ku shkruhej: “Thank God I’m not a Madridista” (“Faleminderit Zotit që nuk jam madridist”), diçka që me siguri nuk do ta bëjë të dashur në “Bernabéu” herën tjetër që do të luajë aty.

Lamine Yamal nuk është lojtari i vetëm në Spanjë që ka shfaqur flamurin palestinez kohët e fundit.

Sulmuesi i Rayo Vallecano, Ilias Akhomach – i huazuar nga Villarreali – mori një flamur palestinez nga tifozët gjatë festimeve të fitores së Rayos ndaj Strasbourgut në Ligën e Konferencës.

Akhomach, ashtu si Lamine Yamal, ka dalë nga akademia e famshme “La Masia”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy