Goditje e rëndë për Arsenalin, Ben White humbet finalen ndaj PSG-së

by Nexhat

Arsenali ka marrë një lajm shumë të keq para finales së madhe të Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germin, pasi Ben White e ka mbyllur para kohe edicionin shkaku i lëndimit.

Mbrojtësi anglez ka pësuar një dëmtim në ligamentin medial të gjurit (MCL), lëndim që e detyron të mungojë për disa javë dhe automatikisht jashtë finales së Champions League që luhet më 30 maj në Budapest.

banner

Ëhite u lëndua në ndeshjen kampionale ndaj West Ham United, pas një përplasjeje me Crysencio Summerville. Ai u largua nga fusha që në pjesën e parë dhe më pas u pa me mbajtëse në gju, duke ngritur menjëherë shqetësim te stafi i Arsenalit.

Mungesa e tij konsiderohet një goditje e madhe për Mikel Artetan, sidomos pasi edhe Jurrien Timber vazhdon të ketë probleme fizike. White kishte qenë titullar në pesë ndeshjet e fundit të Arsenalit, përfshirë edhe dy gjysmëfinalet ndaj Atletico Madridit.

Përveç finales ndaj PSG-së, lëndimi rrezikon seriozisht edhe pjesëmarrjen e Ben White me Anglinë në Kupën e Botës që nis këtë verë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy