“Protesta e 8 majit ishte kundër meje”, Salianji: Berisha po vret nervin e revoltës te qytetarët! Është shërbimi më i madh ndaj qeverisë

by Nexhat

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Studio24, ka komentuar situatën brenda PD, duke kritikuar ashpër protestat e fundit të organizuara nga opozita, përfshirë edhe protestën e fundit të 8 majit.

Salianji deklaroi se protestat e PD po humbasin efektin dhe po demotivojnë qytetarët.

banner

“Çdo protestë që organizojnë duke thënë se ka si objektiv qeverinë teknike apo rrëzimin e Ramës, e rrëzon vetëm në mendjen e vet. Kjo vetëm demotivon njerëzit. Ose protesta bëhet me një qëllim të caktuar, për të reaguar kundër korrupsionit dhe problemeve konkrete, ose humbet kuptimin”, u shpreh ai.

Sipas ish-deputetit, protestat e fundit po përdoren më shumë si instrument për të ruajtur status quo-në brenda PD-së sesa për të sfiduar qeverinë.

“Protesta që ka si qëllim politik largimin e Ramës dhe qeverinë teknike po zvogëlohet gjithnjë e më shumë. Ajo protestë është kundër meje. Është rezistencë për të mos ndryshuar. Është protestë kundër të gjithë njerëzve që mendojnë se Sali Berisha nuk duhet të jetë kryetar”, deklaroi Salianji.

Ai shtoi se mënyra si po organizohen protestat aktualisht po i shërben më shumë qeverisë sesa opozitës.

“Ai është shërbimi më i madh që i bëhet qeverisë. Vret nervin e protestës dhe shpresën”, tha ish-deputeti.

Në fund, Salianji u shpreh se qytetarët do të reagonin vetë ndaj qeverisë nëse lidershipi aktual i PD-së do të tërhiqej për një periudhë nga skena publike.

“Po të mos dilte fare lidershipi i PD-së dhe të rrinte dy muaj pa dalë në televizione, populli do të dilte vetë përpara qeverisë. Populli e kupton dhe e merr mesazhin”, përfundoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy