Florentino Perez ka njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja për president të Real Madridit, në një periudhë të tensionuar për gjigantin spanjoll.
Vendimi vjen mes një krize të thellë brenda klubit madrilen, pas zhvillimeve të fundit që kanë tronditur ambientin në “Santiago Bernabeu”, duke përfshirë shkarkimin e trajnerit Xabi Alonso si dhe raportimet për përplasje dhe tensione mes lojtarëve në zhveshtore, .
Perez në konferencë për media bëri të ditur se zgjedhjet e reja presidenciale do të mbahen tre vite më herët sesa ishte planifikuar fillimisht, një lëvizje që po interpretohet si përpjekje për stabilizimin e situatës dhe rikthimin e qetësisë në klub.
Presidenti madrilen besohet se synon të marrë një mandat të ri dhe një mbështetje më të fortë institucionale në një moment kritik për të ardhmen sportive dhe organizative të klubit.
Situata në Real Madrid është tensionuar ndjeshëm javët e fundit, ndërsa mediat spanjolle raportojnë për pakënaqësi të mëdha brenda skuadrës pas rezultateve zhgënjyese dhe konflikteve të brendshme

