Një lajm i bujshëm po qarkullon në mediat ndërkombëtare, teksa gjiganti saudit Al Hilal thuhet se i ka bërë një ofertë marramendëse sulmuesit të Barcelonës, Robert Lewandowski.
Sipas gazetarit polak Jarosław Kolinski, klubi arab është gati t’i paguajë veteranit polak plot 90 milionë euro në sezon për ta transferuar në Arabinë Saudite.
Raportimet bëjnë të ditur se Lewandowski po e shqyrton seriozisht ofertën dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet nga Barcelona që në afatin e ardhshëm kalimtar.
Pavarësisht se mbetet një nga lojtarët kryesorë të skuadrës katalanase, shuma e ofruar nga Al Hilal konsiderohet thuajse e parefuzueshme, sidomos në këtë fazë të karrierës së tij.
Nëse transferimi realizohet, Lewandowski do t’i bashkohej listës së yjeve të mëdhenj që kanë zgjedhur kampionatin saudit vitet e fundit

