Premieriga e publikon listën e kandidatëve për çmimin “Trajneri i Vitit”

by Nexhat

Premierliga e ka zbuluar zyrtarisht listën e trajnerëve të nominuar për çmimin “Trajneri i Vitit” për edicionin 2025/26, një nga vlerësimet më prestigjioze individuale në futbollin anglez.

Në listën finale janë përfshirë disa nga trajnerët që kanë spikatur më shumë këtë sezon me rezultatet dhe performancat e tyre në kampionat, shkruan “Gazeta Express”.

banner

Kandidatët e përzgjedhur janë: Mikel Arteta (Arsenal), Pep Guardiola (Manchester City), Andoni Iraola (Bournemouth), Keith Andrews (Brentford), Michael Carrick (Manchester United) dhe Nuno Espírito Santo (Nottingham Forest).

Lista përfundimtare vjen pas një sezoni shumë konkurrues në Premierligë, ku gara për titull dhe për pozitat evropiane ka qenë e fortë deri në javët e fundit.

Fituesi do të zgjidhet nga votat e tifozëve dhe një panel ekspertësh të futbollit.

Andoni Iraola ka marrë vëmendje të madhe për sezonin pozitiv të Bournemouth, ndërsa Pep Guardiola dhe Mikel Arteta vazhdojnë të jenë mes emrave më të mëdhenj në garën për trofeun kryesor të trajnerëve.

Çmimi do të zbulohet në fund të muajit maj, së bashku me vlerësimet e tjera sezonale të Premierligës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy