Valverde rikthehet në stërvitje te Real Madridi

by Nexhat

Mesfushori i Real Madridit, Fede Valverde, është rikthyer në stërvitje për herë të parë pas incidentit të ndodhur javën e kaluar me bashkëlojtarin Aurelien Tchouameni.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano ylli i skuadrës spanjolle tanimë është rikhtyer në stervitje, ,

banner

Tensionet mes dy futbollistëve kishin eskaluar gjatë një përplasjeje në ambientet e klubit, ndërsa mediat ndërkombëtare raportuan edhe për një konflikt fizik mes tyre.

Megjithatë, Valverde ka mohuar kategorikisht se ka pasur shkëmbim grushtash mes tij dhe Tchouamenit

Pavarësisht mohimeve, të dy lojtarët i janë nënshtruar një procesi të shpejtë disiplinor nga klubi madrilen dhe janë gjobitur me nga 500 mijë euro secili.

Raportohet gjithashtu se Valverde kishte pësuar një lëndim në kokë gjatë incidentit dhe kishte marrë qepje, ndërsa stafi mjekësor i kishte rekomanduar pushim prej 10 deri në 15 ditësh.

Megjithatë, uruguaiani është rikthyer më herët se sa ishte parashikuar në stërvitje dhe mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme ndaj Sevillas.

Kthimi i tij konsiderohet si një sinjal pozitiv për stabilizimin e situatës brenda skuadrës së Real Madridit, edhe pse raportimet sugjerojnë se disa lojtarë kanë kërkuar largimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy