Është marrë vendimi, Mourinho do të jetë trajneri i ri i Realit

by Nexhat

José Mourinho pritet të bëhet trajneri i ri i Real Madridit dhe marrëveshja do të shpallet menjëherë pas përfundimit të sezonit për “Los Blancos”, të cilët luajnë ndeshjen e fundit më 23 maj.

Kështu njoftoi “MARCA”, me një raportim të orëve të fundit, përcjell “Gazeta Express”.

banner

Sipas mediumit spanjoll, trajneri portugez do të ketë ndikim në vendimet e klubit për transferimet, megjithëse nuk pritet të kërkojë emra specifikë lojtarësh.

Mourinho do të ketë si detyrë kryesore rregullimin e problemeve të kulturës brenda ekipit, të cilat janë bërë të dukshme në muajt e fundit.

Real Madridi ka nevojë për një “rifreskim” dhe drejtuesit besojnë se portugezi mund ta ofrojë këtë.

Pritet një verë e gjatë për “Los Blancos”, të cilët do të bëjnë ndryshime në skuadër gjatë dhe pas Kupës së Botës.

Disa lojtarë pritet të largohen, ndërsa klubi mund të bëjë edhe përforcime të rëndësishme për të rritur thellësinë e skuadrës.

Mourinho ishte trajneri i skuadrës së Realit edhe në periudhën 2010-2013, ku fitoi tri trofe: La Ligën, Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit.

Nën drejtimin e tij, Reali u bë klubi i parë në histori të La Ligës, që e fitoi kampionatin me 100 pikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy