Gjilani mposhtet në “Fadil Vokrri”, eliminohet qysh në rrethin e parë

by informim

Gjilani është eliminuar qysh në raudin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Gjilanasit u mposhtën në “Fadil Vokrri” me rezultat 0:2 nga ekipi prej Luksemburgut, Progres Niedercorn,

Ndeshja e parë e zhvilluar në Luksemburg përfundoi me rezultat të barabartë, 2:2.

Ndeshja mori kthesë tjetër për Gjilanin qysh në minutën e 14-të, kur Egzon Sinani pas një ndërhyrjeje u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Megjithatë, gjilanasit arritën të mbahen mirë dhe pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar.

Në minutën e 65-të, Mazure realizoi për të zhbllokuar rezultatin.

Krejt në minutat shtesë, Jarmouni shënoi për 0:2, sa për ta vulosur kualifikimin tutje.

Kësisoj, Gjilani eliminohet qysh në raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës dhe nuk arrin sërish të shkojë më larg.

Kurse, Progres Niedercorn në raundin e dytë do të ndeshet me ekipin e njohur danez, Midtjulland.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy