Janë publikuar rezultatet zyrtare të votimit për çmimin Ballon d’Or 2026, duke zbuluar diferencën tejet të ngushtë mes fituesit Harry Kane dhe vendit të dytë, Kylian Mbappé.
Sulmuesi anglez i Bayern Munichut e fitoi garën me 1.055 pikë, vetëm 28 më shumë se ylli francez i Real Madridit, i cili grumbulloi 1.027 pikë.
Në vendin e tretë u rendit Lamine Yamal i Barcelonës me 881 pikë, ndërsa Rodri përfundoi i katërti me 726 pikë.
Një tjetër emër që bie në sy në këtë renditje është Lionel Messi. Legjenda argjentinase, aktualisht pjesë e Inter Miamit, u pozicionua në vendin e pestë me 612 pikë.
Në dhjetëshen e parë u përfshinë edhe Khvicha Kvaratskhelia me 541 pikë, Ousmane Dembélé me 418, Erling Haaland me 378, Michael Olise me 296 dhe Fabián Ruiz me 201 pikë.
Sipas të dhënave të publikuara, Kane mori pikët maksimale nga 40 gazetarë votues, kundrejt 23 për Mbappén dhe 13 për Yamal. Kështu, gara për çmimin më të rëndësishëm individual në futboll u vendos me vetëm 28 pikë diferencë mes dy të parëve.

