Trajneri i Belgjikës, Rudi Garcia, ka folur për gjendjen fizike të sulmuesit kryesor të kombëtares, Romelu Lukaku, pas publikimit të listës me të cilën Belgjika do të paraqitet në Botëror.
Ai ka folur për gjendjen fizike të Lukakut, duke pranuar se lojtari është rikuperuar nga problemet fizike, por ende nuk ka arritur formën optimale.
Garcia u shpreh se nuk është ende i sigurt nëse Lukaku do të jetë gati për ta nisur ndeshjen nga minuta e parë, megjithatë theksoi rëndësinë e madhe që sulmuesi ka për ekipin kombëtar.
“Ai është sulmuesi ynë më i mirë dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Belgjikë”, deklaroi Garcia.
Në fund, trajneri shtoi se stafi teknik ka ende pesë javë në dispozicion për ta rikthyer plotësisht në formë bomberin belg, me shpresën që ai të jetë vendimtar në sfidat e ardhshme të kombëtares

