Arsenali nxjerr në shitje Jesus, e duan Milani dhe Juventusi

by Nexhat

Arsenali raportohet se është i hapur për shitjen e sulmuesit Gabriel Jesus gjatë afatit kalimtar të verës, me AC Milan dhe Juventus që kanë shfaqur interes për shërbimet e tij.

Sulmuesi brazilian ka pasur një sezon të kufizuar te “Topçinjtë”, kryesisht për shkak të rikuperimit nga lëndimi i rëndë ACL, duke u aktivizuar si titullar vetëm në dy ndeshje nga 13 paraqitje në Premier League.

banner

Sipas “CaughtOffside”, skuadra londineze e ka vendosur çmimin e tij në rreth 30 milionë paund, duke synuar të përfitojë një shumë të konsiderueshme para përfundimit të kontratës së tij në vitin 2027.

Kjo verë konsiderohet si momenti i fundit kur Arsenal mund të përfitojë një tarifë të mirë nga shitja e Jesus, ndërsa situata e tij fizike dhe mungesa e minutave kanë ndikuar në rolin e tij brenda ekipit të trajnerit Mikel Arteta.

Përveç klubeve italiane, interesim për sulmuesin ka pasur edhe nga ish-klubi i tij Palmeiras

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy