Epoka e tri ikonave po shkon drejt fundit

by Nexhat

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë i fundit për tri nga ikonat më të mëdha të futbollit modern, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar.

Ylli argjentinas, Messi, ka lënë të kuptohet se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, por pranon se koha po afron.

banner

“Logjika thoshte se nuk do ta arrija në Botërorin 2026, por ja ku jemi tani”, ka thënë Messi.

Ndërkohë, Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur se turneu në SHBA, Kanada dhe Meksikë pritet të jetë paraqitja e tij e fundit në një Kupë Bote.

“Ky do të jetë Botërori im i fundit. Do të jem 41 vjeç dhe besoj se ky është momenti për t’u tërhequr”, ka deklaruar Ronaldo.

Edhe Neymar e sheh Botërorin 2026 si misionin e tij të fundit me Brazilin.

“Kam edhe një mision të fundit, Botërorin 2026”, thotë asi brazilian.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, tifozët e futbollit do të kenë edhe një mundësi për të parë bashkë në skenën më të madhe tre emra që shënuan një epokë të jashtëzakonshme të futbollit botëror

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy