Rubio mohon se tërheqja e trupave nga Europa është ndëshkim

by Nexhat

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se vendimi i Uashingtonit për të zhvendosur gradualisht trupat amerikane nga Evropa nuk është ndëshkim ndaj aleatëve për mungesën e mbështetjes në luftën e SHBA-së me Iranin.

 Ai deklaroi se SHBA ka detyrime globale ushtarake dhe shpërndarja e forcave rishikohet vazhdimisht, prandaj ndryshimet në vendosjen e trupave janë “proces i zakonshëm” dhe jo veprim ndëshkues.

banner

 “Ky nuk është një veprim ndëshkues, është diçka që po ndodh vazhdimisht,” tha Rubio para gazetarëve, në prag të takimit të NATO-s në Suedi.

Megjithatë, ai shtoi se “zhgënjimi” i Presidentit Donald Trump me aleatët për mungesën e përfshirjes në luftën me Iranin duhet të adresohet, por jo në atë takim konkret, shkruan DW

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy