Armëpushim i menjëhershëm dhe zhbllokimi i Ngushticës së Hormuzit, mediat arabe: Marrëveshja Iran-SHBA do të shpallet në orët e ardhshme

by Nexhat

Media arabe “Al Arabiya” raporton se sipas burimeve të saj, drafti përfundimtar i një marrëveshjeje të mundshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, e ndërmjetësuar nga Pakistani, mund të shpallet në orët e ardhshme.

Ndër pikat kryesore të kësaj marrëveshjeje përfshihen një armëpushim i menjëhershëm, garantimi i lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, si dhe heqja graduale e sanksioneve të SHBA-së ndaj Iranit.

banner

Sipas mediave të Emirateve, marrëveshja pritet të hyjë në fuqi menjëherë pas njoftimit zyrtar nga të dyja palët.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë ka mbajtur një qëndrim më të rezervuar, duke deklaruar se “është bërë përparim, por jemi ende larg marrëveshjes përfundimtare për Hormuzin”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy