Olympiacos mposht Fenerbahçe, kalon në finale të EuroLeague

by Nexhat

Olympiacos është finalisti i parë i EuroLeague, pasi ka triumfuar bindshëm ndaj Fenerbahce me rezultat 79-61 në gjysmëfinalen e “Final Four”-it.

Skuadra greke zhvilloi një paraqitje shumë të fortë nga fillimi deri në fund, duke kontrolluar ritmin e lojës dhe duke mos i lejuar ekipit turk të rikthehej plotësisht në ndeshje, pavarësisht disa tentativave gjatë pjesës së dytë, transmeton Klankosova.tv.

banner

Takimi nisi me shumë kujdes nga të dyja skuadrat, ku minutat e para u karakterizuan nga ritëm i ulët dhe realizim i dobët në sulm. Megjithatë, Olympiacos ishte skuadra që gjeti e para ritmin, falë dy tresheve radhazi të Tyler Dorsey, duke krijuar një seri të shpejtë prej 8-0.

Në anën tjetër, Fenerbahce hasi vështirësi të mëdha në organizimin e sulmit, duke humbur disa topa dhe duke mos qenë efikase në gjuajtje.

Pavarësisht kësaj, skuadra turke arriti të mbetej relativisht pranë në rezultat, ndërsa çereku i parë u mbyll me epërsinë 18-12 për grekët.

Në periudhën e dytë, Olympiacos vazhdoi dominimin dhe arriti ta çojë avantazhin në shifra dyshifrore.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 33-24 në favor të Olympiacosit.

Olympiacos ruajti qetësinë dhe kontrollin e lojës edhe në çerekun e tretë, duke e rritur epërsinë në 56-41 dhe duke u afruar gjithnjë e më shumë drejt finales së madhe.

Më i dalluari te Olympiacos ishte Alec Peters me 17 pikë, ndërsa Sasha Vezenkov shtoi 16 pikë dhe 5 kërcime. Kontribut të rëndësishëm dha edhe Tyler Dorsey me 15 pikë.

Te Fenerbahce, lojtari më efikas ishte Tarik Biberovic me 17 pikë dhe 6 kërcime, ndërsa Talen Horton-Tucker realizoi 16 pikë, por që nuk mjaftuan për të shmangur eliminimin.

Me këtë fitore, Olympiacos siguron një vend në finalen e madhe të EuroLeague dhe vazhdon ëndrrën për ta rikthyer trofeun evropian në Greqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy