Futbollisti i Kosovës, Ermal Krasniqi, do të largohet nga Legia Warsaw pas përfundimit të sezonit 2025/26 dhe skadimit të periudhës së huazimit nga Sparta Prague.
Lajmin për ish-futbollistin e Ballkanit e ka bërë të ditur vetë klubi polak përmes një njoftimi zyrtar, ku ka falënderuar reprezentuesin kosovar për kontributin e tij dhe i ka uruar suksese në vazhdim të karrierës.
“Ermal Krasniqi largohet nga Legia e Varshavës. Reprezentuesi i Kosovës, pas sezonit 2025/26 dhe përfundimit të periudhës së huazimit te AC Sparta Prague, po largohet nga klubi ynë. Ermal, faleminderit dhe suksese në fazat e ardhshme të karrierës!”, ka shkruar klubi polak.
Që nga viti 2022, Krasniqi është pjesë e Kosovës me trembëdhjetë paraqitje dhe dy gola të shënuar

