Reali i bashkohet Barçës në garën për Bastonin

by Nexhat

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Real Madridi është shfaqur si një pretendent surprizë për Alessandro Bastoni, me trajnerin e ardhshëm José Mourinho që thuhet se është një admirues i madh i mbrojtësit të Interit, në një kohë kur interesi i Barcelona duket se po ftohet.

Sipas “Gazzetta”, përmes “CalcioMercato”, Interi e vlerëson Bastonin me të paktën 70 milionë euro, një shumë plotësisht e përballueshme për Real Madridin.

banner

Gjiganti spanjoll pritet të bëjë një revolucion të madh në mbrojtje këtë verë, pasi David Alaba, Dani Carvajal dhe Antonio Rudiger do të largohen si lojtarë të lirë.

Afrimi i një qendërmbrojtësi me eksperiencë dhe të dëshmuar në arenën ndërkombëtare konsiderohet prioritet për Mourinhon, teksa ai nis rindërtimin e skuadrës në “Bernabeu”.

Barcelona dukej favoritja kryesore për transferimin e Bastonit, me lojtarin që më herët kishte shprehur gatishmëri për një kalim në Spanjë, ndërsa raportohet se edhe kushtet personale ishin diskutuar me rrethin e tij.

Megjithatë, trajneri Hansi Flick thuhet se ka nisur të ketë dyshime për profilin e mbrojtësit, duke preferuar një qendërmbrojtës me karakteristika të tjera teknike. Këto hezitime kanë bërë që klubi katalanas të eksplorojë alternativa të tjera, duke i hapur derën Real Madridit për të hyrë në garë.

Vetë Bastoni mbetet i vendosur të qëndrojë tek Interi, ku ka qenë një nga shtyllat kryesore të skuadrës së Cristian Chivu që fitoi dy trofe sezonin e kaluar.

Megjithatë, me interesimin tashmë konkret të Real Madridit dhe me faktin që çmimi prej 70 milionë eurosh nuk pritet t’i trembë “Los Blancos”, vera mund të sjellë një nga sagat më të mëdha të merkatos në Serie A drejt një përfundimi dramatik

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy