Arteta emocionon me fjalët për Pep Guardiolan

by Nexhat

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka dhënë një deklaratë të madhe për mentorin e tij Pep Guardiola, duke e cilësuar atë si trajnerin më të madh në historinë e futbollit.

Arteta foli me shumë emocion dhe respekt për periudhën kur punoi si ndihmës i Guardiolës te Manchester City, duke theksuar ndikimin e jashtëzakonshëm që tekniku katalanas ka pasur në karrierën e tij.

banner

“Fjala e parë që më vjen në mendje është mirënjohja. Guardiola ka qenë një inspirim për mua. Kam kaluar katër vitet më të mira të karrierës sime pranë tij si trajner ndihmës”, deklaroi Arteta.

Tekniku i Arsenalit shtoi se Guardiola ka ndryshuar jo vetëm Premier League-n, por edhe mënyrën se si njerëzit e kuptojnë futbollin modern.

“Për mua ai është trajneri më i madh i të gjitha kohërave. Si kundërshtar ka qenë një makth. Edhe sot ai mbetet jashtëzakonisht metodik dhe i përpiktë. E dija se duhej të bënim diçka shumë speciale për ta mposhtur”, u shpreh spanjolli.

Deklaratat e Artetës vijnë pas rivalitetit të madh që Arsenal dhe Manchester City kanë zhvilluar në vitet e fundit në garën për titullin e Premier League, me Guardiolën që vazhdon të dominojë futbollin anglez.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy