Milan ka nisur lëvizjet për gjetjen e trajnerit të ri dhe emri i parë në listën e kuqezinjve është ai i trajnerit spanjoll Andoni Iraola.
Sipas raportimeve nga mediat angleze dhe italiane, drejtuesit e Milanit kanë zhvilluar kontaktet e para me përfaqësuesit e trajnerit të larguar nga Bournemouth, duke e konsideruar atë si një nga kandidatët kryesorë për stolin e “Rossonerëve”,
Iraola ka bërë një punë shumë të mirë në Premier League me Bournemouthin, duke e dërguar skuadrën drejt një sezoni historik dhe kualifikimit në garat evropiane.
Trajneri spanjoll po kërkohet edhe nga disa klube të tjera evropiane, por Milani duket se ka hyrë seriozisht në garë pas ndryshimeve të mëdha të fundit në strukturën sportive të klubit

