Selektori i Spanjës, Luis de la Fuente, gjatë ditës së sotme ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për Kupën e Botës 2026, një vendim që ka tërhequr vëmendje të madhe në opinionin sportiv.
Ajo që është komentuar më së shumti është fakti se në listën spanjolle nuk figuron asnjë lojtar i Real Madridit, gjë që ka shkaktuar diskutime të shumta në mediat sportive, .
Pas reagimeve të shumta, vetë De la Fuente ka dalë në mbrojtje të vendimit të tij, duke theksuar se përzgjedhja nuk bazohet në klube, por vetëm në formën dhe aftësinë e lojtarëve për t’iu bashkuar përfaqësueses.
“Unë nuk shikoj klubin e asnjë lojtari. Unë shikoj vetëm nëse ata kanë mundësi të luajnë me ne. Nuk shikoj nëse vijnë nga një ekip apo tjetër, nuk e kam atë mentalitet lokalist që mund të ketë një tifoz”, ka deklaruar selektori i Spanjës.
Spanja në Botërorin 2026 është vendosur në Grupin H, së bashku me Cape Verde, Arabinë Saudite dhe Uruguajin, një grup që pritet të sjellë sfida interesante për “La Roja”-n

