Galatasaray futet fuqishëm në garë për Rafa Leaon, ofertë marramendëse për yllin e Milanit

by Nexhat

Galatasaray po tenton të realizojë një nga goditjet më të bujshme të afatit kalimtar të verës, duke synuar transferimin e Rafael Leaos nga Milani.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane dhe angleze, klubi turk është gati t’i ofrojë Milanit rreth 45-50 milionë euro për kartonin e sulmuesit portugez, ndërsa për vetë lojtarin është përgatitur një pagë marramendëse prej rreth 10 milionë eurosh në sezon plus bonuse,

banner

Galatasaray po kërkon të ndërtojë një skuadër edhe më konkurruese për Ligën e Kampionëve dhe drejtuesit e klubit besojnë se Leao mund të jetë transferimi që do ta ngrinte ekipin në një tjetër nivel. Gjiganti turk tashmë ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit.

Nga ana tjetër, Milani nuk e konsideron portugezin të paprekshëm, sidomos pas një sezoni me shumë ulje-ngritje. Megjithatë, “Rossonerët” pritet të kërkojnë më shumë para për të dhënë dritën jeshile për largimin e një prej yjeve kryesore të skuadrës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy