Kampioni i Botës në IBO, Jurgen Uldedaj, më 30 maj do të ketë punë të madhe.
Atij do t’i duhet të mbrojë këtë titull në OVO Arena Wembley të Londrës kundër Austin Nnamdit, pasi Muhsin Casonit iu desh të tërhiqej për arsye shëndetësore.
Uldedaj, i lindur në Lezhë, në këtë meç do të mbrojë ngjyrat kuq e zi të Shqipërisë.
Nga 22 ballafaqime që ka zhvilluar, tigri shqiptar numëron vetëm një disfatë, teksa tetë prej 21 triumfeve i ka me nokaut.

