Massimiliano Allegri është shumë pranë rikthimit në pankinë dhe destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë Napoli.
Sipas raportimeve të fundit nga Italia, presidenti Aurelio De Laurentiis dhe drejtori sportiv Giovanni Manna kanë arritur në përfundimin se tekniku italian është profili ideal për ta udhëhequr projektin e ri të klubit pas largimit të Antonio Contes.
Kontaktet mes palëve janë intensifikuar në orët e fundit dhe Allegri ka dhënë gatishmërinë për të pranuar ofertën e Napolit, me një kontratë dyvjeçare që po diskutohet mes palëve.
Manna ka qenë figurë kyçe në negociata, duke pasur raport shumë të mirë me Allegrin që nga koha te Juventusi, ndërsa De Laurentiis besohet se e sheh trajnerin italian si njeriun ideal për ta rikthyer Napolin në garë serioze për Scudetto dhe Champions League.
Pas largimit të Contes, Napoli po kërkonte një emër me eksperiencë dhe mentalitet fitues, ndërsa Allegri tashmë duket zgjedhja përfundimtare e klubit napolitan.

