Bernardo Silva është vetëm një hap larg transferimit te Barcelona si lojtar i lirë.
Sipas gazetarit italian Nicolò Schira, mesfushori portugez është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me gjigantin katalunas.
Raportohet se kontrata e Bernardo Silvës me Barcelonën do të jetë e vlefshme deri në vitin 2028, me opsionin e vazhdimit edhe për një sezon tjetër, deri në vitin 2029.
Barcelona prej kohësh e ka pasur në radar yllin portugez dhe tashmë duket se klubi blaugranas është pranë finalizimit të një prej transferimeve më të bujshme të merkatos.
31-vjeçari konsiderohet si një përforcim i madh për repartin ofensiv të skuadrës, falë eksperiencës, kreativitetit dhe cilësive të tij teknike që ka treguar ndër vite në futbollin evropian.

