Milani po mendon seriozisht emërimin e Arne Slot si trajner të ri për sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve në mediat italiane, holandezi mund të mos shkojë i vetëm në “San Siro”, pasi dëshiron të transferojë edhe mbrojtësin francez të Liverpoolit, Ibrahima Konate.
Konate pritet të largohet si lojtar i lirë dhe është një nga objektivat kryesorë të Milanit për të forcuar mbrojtjen,
Drejtuesit e klubit besojnë se kombinimi Slot-Konate mund të hapë një epokë të re në San Siro dhe ta rikthejë Milanin mes skuadrave elitare të Evropës

