Atletja e Kosovës e dyta në Kampionatin Evropian të Shteteve në Zhvillim

by Nexhat

Atletja e Kosovës, Gresa Bakraqi, ka arritur një sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të Shteteve në Zhvillim, që u mbajt në Monako.

Bakraqi siguroi vendin e dytë në disiplinën e 1500 metrave, duke i sjellë Kosovës një tjetër rezultat të vlefshëm në atletikën evropiane, transmeton albinfo.ch.

banner

Gresa, bursiste e KOK-ut në rrugëtimin drejt LA 28 shkëlqeu në disiplinën 1500 metra, duke përfunduar e vetmja në podium nga garuesit tanë.

Ky sukses vlerësohet si dëshmi e talentit, përkushtimit dhe punës së vazhdueshme të sportistëve kosovarë, të cilët po vazhdojnë të përfaqësojnë vendin me dinjitet në garat ndërkombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy