Një nga emrat më të përfolur për një transferim te Real Madridi është mesfushori i Manchester Cityt, Rodri.
Pas një sezoni të vështirë për Cityn, pa trofe dhe me largimin e Pep Guardiolës, spekulimet për të ardhmen e fituesit të Topit të Artë janë shtuar ndjeshëm.
Gjatë një dite mediatike me kombëtaren e Spanjës, Rodri u pyet për interesimin e Real Madridit dhe u përgjigj:
“Zërat për Real Madridin? Kjo është pjesë e futbollit. Unë jam i përqendruar të jem lider për kombëtaren, ky është rrugëtimi im. I kuptoj këto zëra, por nuk kam ndërmend të humbas kohë me ta. Do ta shohim pas Botërorit.”
Megjithëse nuk konfirmoi asgjë, ai gjithashtu nuk dha garanci se do të qëndrojë te Manchester City.
Kontrata e tij me klubin anglez është e vlefshme deri në vitin 2027.
Rodri foli edhe për gjendjen e tij fizike:
“Arrij i freskët pas një sezoni që personalisht ka qenë i mirë, edhe pse si skuadër nuk arritëm gjithçka që dëshironim. Kam më pak ritëm se në vitin 2024, por edhe më pak ndeshje në këmbë.”
Sa u përket favoritëve për Botëror, ai theksoi se etiketat nuk kanë shumë rëndësi:
“Të qenit favorit duhet të provohet në fushë. Botërori është shumë i gjatë dhe kërkues. Jemi të lumtur dhe entuziastë, por tani duhet ta tregojmë në lojë.”

