Sassuolo ka konfirmuar se ka aktivizuar opsionin e blerjes për portierin e kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric nga Ipswich Town.
Sassuolo ka aktivizuar klauzolën e blerjes për portierin 27-vjeçar Muric për një shifër prej 7 milionë eurosh.
Gardiani, ish-lojtar i Manchester Cityt, kishte deklaruar më herët se nuk do të rikthehej te Sassuolo në sezonin 2026–27 për arsye personale.
Klubi italian njoftoi zyrtarisht:
“U.S. Sassuolo Calcio njofton se ka ushtruar të drejtën për të blerë kartonin e lojtarit Arijanet Muric nga Ipswich Town. Portieri i Kosovës erdhi te Sassuolo në verën e vitit 2025 pas eksperiencës në Premierligë. Ai zhvilloi 32 paraqitje për një total prej 2880 minutash me fanellën neroverde”, njoftoi klubi italian.
Muric, reprezentues i Kosovës, luajti 31 ndeshje radhazi në Serie A këtë sezon dhe ndihmoi Sassuolon të përfundojë në vendin e 11-të në sezonin e parë pas rikthimit në elitë. Megjithatë, ai u aktivizua vetëm një herë në gjashtë ndeshjet e fundit të sezonit 2025–26.
Ai në përgjithësi pati 32 paraqitje në Serie A, duke pranuar 43 gola e duke mbajtur gjashtë herë portën e paprekur

