Reali afër të sigurojë nënshkrimin e yllit të Interit, do të kushtojë vetëm 20 milionë euro

by Nexhat

Real Madridi raportohet se tashmë ka vendosur për identitetin e nënshkrimit të dytë të verës, teksa po afrohet marrëveshja për Ibrahima Konatén.

Konaté do të largohet nga Liverpooli këtë verë si lojtar i lirë, pas pesë sezonesh te klubi anglez.

banner

Ai kishte qenë në bisedime për një kontratë të re me “The Reds”, por negociatat u prishën pa arritur marrëveshje.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Konaté u shpreh “thellësisht i trishtuar” që nuk pati mundësi t’u jepte lamtumirën tifozëve të Liverpoolit në ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Brentfordit.

Destinacioni i tij i ardhshëm duket se është “Bernabéu”, me raportime se 27-vjeçari ka arritur marrëveshje verbale për një kontratë katërvjeçare me Real Madridin.

Marrëveshja nuk mund të finalizohet deri pas zgjedhjeve presidenciale të klubit më 7 qershor, pasi duhet të miratohet nga bordi drejtues.

Sipas “The Athletic”, Real Madridi po vazhdon planifikimin e merkatos përpara rikthimit të José Mourinho si trajner, i cili gjithashtu ka një marrëveshje që do të zyrtarizohet pas zgjedhjeve.

Thuhet gjithashtu se mbrojtësi i Interit, Denzel Dumfries, është objektivi i radhës i Real Madridit.

Ashtu si në rastin e Konatés, transferimi i tij nuk pritet të jetë i komplikuar, pasi ai ka një klauzolë lirimi prej 20 milionë eurosh në kontratë, sipas Fabrizio Romanos.

30-vjeçari është përfshirë në skuadrën e Holandës për Kupën e Botës nga trajneri Ronald Koeman dhe pritet të ketë rol të rëndësishëm në turne.

Real Madridi ka nevojë të përforcojë krahun e djathtë të mbrojtjes pas largimit të kapitenit Dani Carvajal, i cili do të largohet si lojtar i lirë në fund të muajit të ardhshëm.

Klubi ishte lidhur më parë edhe me mbrojtësin e Manchester Unitedit, Diogo Dalotin, por trajneri i ri i përhershëm Michael Carricku raportohet se dëshiron ta mbajë atë në “Old Trafford”.

Daloti ka qenë titullar në pjesën më të madhe të ndeshjeve që kur Carricku zëvendësoi Rúben Amorim dhe u vendos fillimisht si trajner i përkohshëm, përpara se të merrte kontratë dyvjeçare pasi e përfundoi sezonin në vendin e tretë në Premierligë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy