FIFA konfirmon kombëtarët pjesëmarrje në Kupën e Botës, disa për herë të parë e disa për herë të pestë

by Nexhat

Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, ka publikuar zyrtarisht listat përfundimtare të 48 kombëtareve pjesëmarrëse në Kupën e Botës 2026, vetëm nëntë ditë para fillimit të turneut më të madh në historinë e futbollit.

Botërori që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë do të shënojë një epokë të re për futbollin ndërkombëtar, pasi për herë të parë do të marrin pjesë 48 kombëtare, ndërsa gjithsej 1,248 futbollistë do të jenë të gatshëm për të garuar në 104 ndeshje, .

banner

Publikimi i listave finale ka sjellë emocione të mëdha te tifozët në mbarë botën, pasi tashmë janë konfirmuar emrat që do të përfaqësojnë vendet e tyre në skenën më të madhe të futbollit.

Sipas të dhënave të FIFA-s, plot 357 lojtarë që kanë marrë pjesë më parë në një Kupë Bote do të rikthehen edhe këtë vit, duke sjellë përvojë dhe vazhdimësi në turne.

Ndërkohë, 891 futbollistë do ta përjetojnë për herë të parë emocionin e një Botërori, duke reflektuar ndryshimet dhe gjeneratën e re që po pushton futbollin botëror.

Një nga statistikat më interesante lidhet me diferencën e madhe të moshës mes lojtarëve pjesëmarrës.

Përveç yjeve të njohur, Botërori 2026 do të shërbejë edhe si skena e parë për disa kombëtare që kanë shkruar histori duke siguruar kualifikimin për herë të parë. Kombëtaret e Kepit të Gjelbër, Kuraçaos, Jordanisë dhe Uzbekistanit do të debutojnë në një Kupë Bote, duke përfituar nga zgjerimi i formatit të turneut.

Një nga historitë më të veçanta është ajo e Uzbekistanit, që për herë të parë do të paraqitet në skenën botërore. Shpresa të mëdha lidhen me talentin e Manchester City-t, Abdukodir Khusanov, i cili konsiderohet një nga emrat më premtues të futbollit aziatik.

Me publikimin e listave përfundimtare, tashmë gjithçka është gati për fillimin e Botërorit 2026, një turne që pritet të jetë më i madhi, më gjithëpërfshirësi dhe më spektakolari që ka organizuar ndonjëherë FIFA.

Sipas rregulloreve të FIFA-s, ndryshimet në listat e skuadrave do të lejohen vetëm në raste të lëndimeve ose sëmundjeve të rënda deri në 24 orë para ndeshjes së parë të secilës kombëtare, përveç rasteve kur jepet një miratim i veçantë nga organizatori i turneut

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy