Festë dhe tragjedi për PSG-në: Tre persona e humbën jetën gjatë festës të triumfit në Ligën e Kampionëve

by Nexhat

Triumfi historik i Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve është shoqëruar edhe me ngjarje tragjike që e kanë tronditur Francën.

Sipas Prokurorisë së Parisit, tre persona e kanë humbur jetën gjatë festimeve që e pasuan suksesin evropian të klubit francez.

banner

Autoritetet kanë bërë të ditur se dy prej viktimave e humbën jetën pasi përfunduan në lumin Sena, shkruajnë mediat franceze,

Njëri prej tyre, një burrë i lindur në Ruandë në vitin 1997, u hodh në lumë gjatë natës së të shtunës në qendrën e Parisit.

Ai u nxor nga uji nga ekipet e shpëtimit dhe u dërgua në spital në gjendje kritike, por ndërroi jetë dy ditë më vonë.

Viktima e dytë u gjet pa shenja jete pranë urës Louis-Philippe, ndërsa hetuesit dyshojnë se kishte rënë në lumë në një zonë tjetër të qytetit.

Një viktimë e tretë u regjistrua në unazën e Parisit, ku një motoçiklist e humbi jetën në një aksident rrugor.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti mund të jetë ndikuar nga heqja e disa sinjaleve të trafikut nga persona që ndodheshin në zonë.

Përveç viktimave, festimet u shoqëruan edhe me incidente të shumta në disa lagje të kryeqytetit francez.

Autoritetet raportuan akte vandalizmi, plaçkitje të bizneseve dhe përplasje me forcat e rendit.

Bilanci i trazirave rezultoi i rëndë, me 890 persona të arrestuar dhe 178 efektivë të sigurisë të lënduar gjatë operacioneve për vendosjen e rendit.

Ajo që duhej të ishte një natë feste për tifozët e PSG-së, përfundoi duke u shndërruar në një ngjarje të dhimbshme për Francën, ndërsa autoritetet kanë nisur hetime për t’i sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjeve dhe incidenteve të ndodhura gjatë kremtimeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy