Ky është portieri që e ftoi Franco Foda në vend të Aro Muriçit

by Nexhat

Për shkak të shqetësimeve të ndiera gjatë stërvitjes së djeshme, është vendosur që portieri Arijanet Muriç të mos ngarkohet më tej, me qëllim që të shmanget çdo rrezik për ndonjë lëndim eventual, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.

Në pamundësi që ekipit t’i bashkohet portieri Faton Maloku, i cili ishte në listën rezervë, përzgjedhësi Franco Foda ka vendosur ta ftojë portierin e Kombëtares U21, Altin Gjokaj, i cili do t’i bashkohet Kombëtares A dhe do të jetë pjesë e saj deri në përfundim të këtij grumbullimi.

banner

Gjokaj konsiderohet një prej portierëve më premtues të gjeneratës së re dhe kjo ftesë e paraqet një mundësi të rëndësishme për të fituar përvojë pranë ekipit kombëtar A.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy